Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pas një konflikti, ndërsa është arrestuar autori i ngjarjes.

I plagosur nga sherri mbeti A.D. 44 vjeç, ndërsa autori është Dorosamento Gjeta 26 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu, sipas policisë së Lezhës, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, A.D. 42 vjeç (vëllai i personit që u plagos) dhe B.B. 49 vjeç.

Dy vëllezërit janë konfliktuar me Dorosamento Gjetën dhe 49 vjeçarin me inicialet B.B. për vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën.

44 vjeçari mne inicialet A.D. mori një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRINASIT I SHTOHEN 10 DESTINACIONE TË REJA FLUTURIMESH
Artikulli tjetërMINISTRJA GJONAJ: AVOKATËT PO ZVARRISIN GJYQET, DUHET MBIKËQYRJE SHTETËRORE