Vijojne perplasjen mes Bashkise Lezhe dhe Ministrine e Kultures per vendosjen e Shtatores se Gjergj Kastriotit ne sheshin qe mban emrin e tij.

Ministria pretendon se zona eshte arkeologjike dhe nuk lejohen ndertimet ndersa Bashkia thote se ndertimi do te jete siperfaqesor dhe nuk demtohet zona arkeologjike.

Kreu i Bashkise Lezhe Fran Frrokaj tha se i ka rikërkuar zyrtarisht organeve shteterore qe te miratojne lejen e bashkise qe busti te vendoset ne sheshin qe mban emrin e tij.

Frrokaj vuri ne dukje se vendosja e shtatores ne kete pike jo vetem qe nuk demton asgje por ploteson historine qe i mungon qytetit nder shekujBashkia Lezhe

nuk do te terhiqet nga vendimi per vendosjen e Shtatores se heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ne vendin e paracaktuar, aty ku IKMT shembi bazamentin ne fund te muajit Shkurt.

Artikulli paraprakSHKODËR, “TRE HERONJTË ” PREJ DEKADASH PA INVESTIME
Artikulli tjetërARBËRESHËT, KONCERT TEK KISHA FRANÇESKANE NË SHKODËR