Zjarri i rënë dy ditë më parë në masivin pyjor të fshatit Kallmet në Lezhë është shuar plotësisht, por duke lënë pas dëme të konsiderueshme në ekonominë pyjore të kësaj zone. Flaket janë arritur të vihen nën kontroll në oret e pasdites të së mërkures dhe të shuhen plotësisht në oret e mbrëmjes.Operacioni zgjati rreth 24 ore dhe u përfshinë 50 zjarrfikes të ardhur dhe nga qytete të tjere, forcat e ushtrisë, emergjencave civile si dhe helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes i cili ndërhyre dy herë gjatë ditës së mërkure. Fatmiresisht u arrit të shpetohet prona e qytetareve dhe zjarri shkaktoi vetem dëme në pyje.
Janë qindra hektare të përshkuara nga flaket, duke shkrumbuar pishat qindra vjeçare, ndërsa shkaqet e këtij zjarri i cili favorizuar dhe nga era e fortë u përhap brenda një kohe të shpejtë mbeten të paqarta.Dyshimet janë për zjarrvenie të qëllimshme, por policia nuk ka arritur ende që të identifikojë autoret. Në Lezhë ka patur disa vatra zjarri gjatë kësaj jave, ku dëmet më të shumta u shkaktuan në Zadrime, pasi flaket dogjen banesa, stalla me bagëti brenda dhe qindra hektare pemtari në fshatrat Krajen, Kodhel, Baqel dhe Dajç.