Prej ditesh banoret e Rrilës, Barbullojes dhe zonave përreth e kanë humbur durimin sa i takon problemit me ndërprje te shpeshte te energjise elektrike.
Përveç faktit se energjia ka munguar edhe me dy tre dite cikli i shkëputjeve të njëpasnjëshme ka krijuar një efekt irritues tek abonentët e OSHEE-së, pa përmendur këtu demtimin e pajisjeve që shkakton fik-ndezja e shpeshtë në një kohë të shkurtër.
Prej ditesh fshatrat Rrilë, Barbullojë kanë qënë në erresire totale. Shkak eshte bere nje defekt ne linjen qe furnizon keto fshatra, pasi për zgjidhjen e tij u vonua shumë dhe u desh një numër i madh provash teknike, të kyçjes dhe ndërprerjes së energjisë për identifikimin dhe zgjidhjen e problemit.
Te kontaktur drejtuesit e OSHEE ne Lezhe bejne me dije se si shkak i amortizimit te rrjetit defektet janë të vazhdueshme , por nga ana jone eshte nderhyre ne cdo rast. Per ti dhene zgjidhje ketij problemi,