Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore
të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive disa ditore ,
u finalizua me sukses operacioni i koduar ” Trotyl”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi :
– A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).
Në qytet Lezhë, u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë.
Veprat penale në ngarkim të tij ” Trafikim i lëndëve plasëse ” dhe ” Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”
Çështja i kaloi referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.