Ish-mësues dhe Nxënës të shkolles ekonomike në Lezhë u bënë bashkë pas shumë vitesh.Ata u mblodhen në ambjentet e shkollës që sot mban emrin “Kolin Gjoka”, ndërsa takimi i brezave u zhvillua në kuader të 50-vjetorit të matures së parë të kësaj shkolle e ndër vite ka njohur arritje.
Ish-nxënës dhe mësues ndanë kujtimet që kanë kaluar gjatë viteve të studimeve në këtë shkollë, ndërsa një pjesë e tyre thonë se nuk arriten ta njohin njëri-tjetrin.
Nxënësit e dalë nga shkolla ekonomike e Lezhës i kanë dhënë krenari këtij institucioni arsimor, ndërsa emri i mire po ruhet edhe në ditet e sotme thonë protagonistet e këtij eventi.
BARDH DEDGJONAJ DREJTOR I SHKOLLES “KOLIN GJOKA”
Shkolla ekonomike në Lezhë u hap në shtator të vitit 1969 dhe aty kanë marrë dije qindra nxënës nga zona të ndryshme të shqipërisë.