Fuqizimi i rinisë ka qenë në fokus të një takimi të organizuar në Lezhë nga kongresi rinor kombëtar.Për këtë qëllim kongresi po punon paralelisht në 12 qarqet e vendit per realizimin e planeve lokale per rinine, pasi pavarësisht punes që është bërë në të shkuaren rezultatet nuk kanë qenë të kënaqshme në këtë drejtim.

Presidenti i Qendres Rinore në Lezhë Klodian Marku ka ftuar të rinjtë që të bëhen pjesë e kësaj qendre me qëllim shpalosjen e problematikave të tyre.
Gjatë muajit maj kordinatoret lokal kanë aplikuar pyetesorin e dalë nga kongresi me 200 të rinj të zones si dhe është punuar më fokus grupe në terren ku pjesë e ketyre kanë qenë specialist të ndryshem sipas fushave.

Artikulli paraprakVAU DEJES, PD: QEVERIA PO E ÇON VENDIN NË VËLLAVRASJE
Artikulli tjetërSHKODËR, KABO: TË RINJTË I KANË MUNDËSITË PËR SUKSES