Besimtarë katolik në Lezhë kanë kremtuar të premten e zezë, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit”.Ritualit fetar ju bashkuan dhjetra qytetar të cilet të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik u nisen nga sheshi “Gjergj Kastrioti” e qytetit dhe marshuan deri në kalanë e qytetit, duke kujtuar në këtë mënyre mundimet e Jezu Krishtit.
E premtja e madhe është dita më e redesishne e javes së Pashkëve dhe mesazhi qe na jep Jezu Krishti është që të jetojne në paqe dhe ta duam njëri-tjetrin, u shpreh Ipeshkvi i Dioqezes se Lezhes Monsinjor Otavio Vitale.
“Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtaret bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit.E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë.