Të vdekurit në Lezhë po varrosen në baltë dhe ujë.Në varrezat e reja të qytetit në Gocaj të cilat janë vënë në funksion rreth 6 vite më parë, toka është e papërshtashme, pasi më parë ka qenë kënete dhe pjesën më të madhe të kohes ndodhet nën uje.Kjo problematike është kthyer në një shqetësim mjaft të madh për qytetaret një pjesë e të cilëve vijojnë të shfrytëzojnë varrezat e vjetra në Grykë Zezë, duke prishur varret e vjetra për të varrosur të vdekurit.Ata e konsiderojnë absurditet vendimin që u mor pak vitë më parë, që varrezat të ngrihen në një zonë kenetore siç është Gocaj, ndërsa i kërkojnë bashkisë që të gjeje zgjidhje tjeter.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se bashkia ka gjetur një vend tjeter dhe pavarësisht se është investuar shumë shpejt varrezat e qytetit do të hiqen nga kjo zonë e papershtashme.
Krahas baltes dhe ujit, siç shihet edhe nga pamjet në varrezat e qytetit të Lezhës mungon dhe mirëmbajtja dhe varrezat janë mbuluar nga bimësia.