Lezhë

Tentojnë të japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 shtetasve të vendeve të treta, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar

Më datë 11.07.2018, nga specialistët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Besnik Gjoka, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin

– Valentino Ndoci, 48 vjeç, banues në Pukë

Këta shtetas, u kapën duke tentuar në bashkëpunim me njëri – tjetrin, tu japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 shtetasve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Materialet proçedurale në ngarkim të B.Gjokes dhe V.Ndocit, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit ” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 298/2 – 25 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHOQATA “INTELEKTUALËT E RINJ SHPRESË” ORGANIZOJNË FORUMIN CIVIL
Artikulli tjetërLEZHË/ NDOTJE MASIVE E BREGDETIT TË KUNES NË SHËNGJIN, PREFEKTI: PROKURORIA TË HETOJË PERSONAT PËRGJEGJËS