Te gjesh nje vend parkimi ne Lezhe mbetet sfide me vete per drejtuesit e automjeteve. Ne cdo stine te vitit, qyteti kthehet ne kaos per shkak edhe te mungeses se parkingjeve, ndersa si te vetmen zgjidhje ne mungese te parkingjeve shoferet zgjedhin te parkojne ne trotuare. Star Plus beri nje vezhgim per kete situate, ku u verejt qe makinat jane te parkuara mbi trotuare. Qytetaret shprehen te shqetesuar me rrezikun qe ju kanoset nga kalimi ne rruge per shkak se trotuaret jane bllokuar

Keshilli bashkiak i Lezhes ne muajin janar te 2018 i hapi rruge projektit per parkingje me pagese, ne sheshin Gjergj Kastrioti, bulevardin Gjergj Fishta, rrugen Luigj Gurakuqi dhe rrugen para gjimnazit. Por Rilindja Urbane qe me 1 tetor te 2019 mbylli parkimin e automjeteve ne sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Ermal Pacaj Nenkryetar i Bashkise Lezhe jep edhe arsye se pse sheshi admninistrativ nuk do te jete me vendparkim per makinat.
Nderkohe mungesa e kontrolleve nga ana e autoriteteve lokale e perkeqeson me shume situaten. Ne Lezhe mungesa e parkingjeve publike eshte shnderruar ne nje problem serioz per qytetaret.

Artikulli paraprakMILLJA: TË NDALOHET GJUETIA E PALIGJSHME NË LIQENIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërSHKODËR, MJEKU DAJTI: MAMOGRAFIA TË BËHET GJITHË VITIN