Ndotja e Lumit Drin ne Lezhe eshte kthyer ne nje shqetesim serioz sidomos për Peshkataret të cilët shprehin shqetësim shumë të madh për dëmtimin që po I bëhet këtij lumi nga mbeturinat dhe ujërat e zeza.

Peshkatarët janë një grup shumë i prekur nga ky dëmtim që po i bëhet ekosistemit. Ata shprehen se një situatë e tillë në Lumin Drin nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë dhe se po zhduken gjallesat dhe peshqit

Edhe qytetaret shpesh here ankohen për erën e rëndë që ka lumi gjatë kohës që ata lëvizin në shëtitore, dhe sipas tyre kjo është kthyer në një gjë bezdisëse.Një nga arsyet e ndotjes së lumit sipas qytatarëve është dhe hedhja e mbeturinave në lum nga vetë njerëzit, por me e rëndë janë kafshët e ngordhura .

Artikulli paraprakSHKODËR, PD THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË PROTESTË
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 204 KG DROGË DHE NJË I ARRESTUAR