Kjo është situata pas reshjeve të dendura të shiut, në një pjesë të kateve të nëndheshme të pallateve të ndërtuara vitet e fundit në Lezhë.Njesitë tregtare dhe garazhet janë të mbuluara nga uji niveli të cilit shkon deri në 4 metra.
Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, pasi prezenca e ujit ka dëmtuar automjete e materiale të tjera që banoret kishin në katet e nëndheshme.Banoret që jetojnë në këto pallate thonë se kjo është një situatë e përsëritur sa herë ka reshje të dendura shiu dhe krahas dëmeve është kthyer në një rrezik serioz për jeten e njerezve.
Me realizimin e investimit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza në Lezhë, synohet ti jepet njëherë e mire zgjidhje problemit të përmbytjeve në këtë qytet, përfshire dhe kateve të nëndheshme të objekteve.