Në maternitetin e Lezhës numri i lindjeve ka rënë ndjeshem gjatë viteve të fundit.Të dhënat janë bërë publike nga Përgjegjësja e Maternitetit, Luljeta Delishi,
sipas të cilës gjatë 2018 kemi patur afërsisht 900 lindje dhe duke e krahasuar me një vit më parë numri është më i ulet.
Sipas Delishit janë shtuar rastet e lindjeve nën moshën 18 vjeç dhe kryesisht janë vajza të zonave rurale si dhe të komunitetit rom.
Materniteti i Lezhës ju shërben 3 rretheve të këtij qarku, ndërsa rënia e numrit të lindjeve lidhet me largimin e popullsisë jashtë vendit, por edhe drejtë qyteteve të mëdha.
Ndërsa si shkak kryesor mbetet gjendja ekonomike në të cilën ndodhet ky qark.