Ne kete ure, pak muaj me pare nje person humbi jeten, pas tentatives per te shmangur perplasjen me nje automjet tjeter.

Kjo ure eshte teper e ngushte dhe mungojne mbrojtjese anesore. Ura mbi Lumin Gjader qe lidh disa fshatra ne Zadrime te Lezhes eshte kthyer ne makth te vertete per jeten e kalimtareve.

Kalimi ne kete ure eshte shume i frikshem, per te gjithe drejtuesit e automjeteve sidomos ne oret e nates ku kjo rruge nuk ka as ndriçim.

Banoret e zones rrefejne veshtiresite ndersa tregojne se levizja eshte e mundur vetem ne nje sens dhe mund te perfundojne ne lume.

Ata kerkojne qe te nderhyhet sa me shpejt per zgjerimin e ures, pasi ne kete situatë mund te riperseriten aksidentet me pasoja ne jete njerezish.

Edhe pse pak muaj me pare nje person humbi jeten, duke perfunduar ne ujrat e lumit Gjader, askush nuk merr masa. Autoritet pergjegjese kane heshtur, duke mos nderhyre per zgjerimin e ures qe rrezikon çdo dite jete njerezish.

 

Artikulli paraprakPOLICIA BLLOKON BANORËT E DUKAGJINIT
Artikulli tjetërDOMEN, SISTEMI VADITËS JASHTË FUNKSIONIT