Eposi i Kreshnikeve është sjellë në skenen e vogel të shkolles 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhe nga nxënesit e saj, duke suprizuar jo pak publikun. Trashegimia kulturore jo materiale shfaqi pjesen e saj më të rendesishme që për të pranishmit ishte vërtetë një sukses që meriton skena më të medha.
Për aktoret e vegjel kjo ishte një ndjesi e jashtëzakonshme dhe e përjetuar prej tyre për një veper që e kanë njohur me heret.
Mësuesja Alketa Bejtja, që u kujdes për vendosjen në skenë të kësaj vepre thote se tejkaluan veshtersitë dhe u prezantuan të gjithë elementet popullore, ndërsa për drejtoreshen e shkolles Anisa Skandaj veprimtari të tilla do të jenë të vazhdueshme.
Shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë është bërë në vazhdimësi pjesë e e nismave dhe veprimtarive të ndryshme me mesazhe mjaft interesante për shoqërine.