Reshqitja e dherave ne rrugen e Kalase ne Lezhe ka vijuar edhe gjata nates se kaluar dhe dites se sotme.Situata paraqitet problematike, ndersa reshqitjet kana avancuar me rreth nje meter nga ajo qe ishte nje dite me pare, e ndikuar edhe nga reshjet e shiut.
E vetmja nderhyrje qe eshte bere eshte vendosja e nje shiriti dhe disa punonjesve te sherbimeve te bashkise qe prej dites se djeshme, qe bejne monitorimin e zones. Specialisti i emergjencave
Civile ne Prefekturen e Lezhes Ndrek Mhillaj ngrene shqetesimin se situata eshte perkeqesuar dhe se ka serisht rreshqitje te medha. Ai thote se do te behet nje studim gjeologjik i zones dhe me pas do te mderhyhet.
Pjesa ku ka ndodhur rreshqitja eshte zone arkeologjike e kategorise A, ndersa eshte kerkuar edhe nderhyrja e Arkeologeve dhe specialisteve te monumenteve arkeologjike.
Nga rreshqitja e dherave eshte demtuar nje pjese e murit mbrojtes te rruges se kalase, ndersa ne rrezik te madh jane dy banesa qe ndodhen siper rruges familjet e te cilave ndodhen jashte dhe mbikqyren nga te afermit e tyre.