Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës teksa ka mbetur i vrarë efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër Xhuljo Prela, 26 vjeç. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit teksa 26 vjeçari u gjet me një plumb në gjoks brenda makinës së tij tip “Volsëagen” në aksin rrugor Shkodër-Milot në fshatin Gajush. Sipas burimeve efektivi i FNSH Shkodër ka qenë duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit rreth orës 2:00 pas mesnate pasi ka përcjellë një të afërm dhe në autostradën Milot – Lezhë është qëlluar nga një automjet tjetër, të cilin policia e ka identifikuar.

Po sipas të njëjtave burime, në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja arme zjarri. Kjo vrasje e bujshme sipas burimeve lidhet për shkak të detyrës që mbante 26 vjeçari si punonjës policie duke qenë se nuk njihej si person problematik apo me hasmëri. Xhuljo Prela ishte vetëm në makinë në momentin që udhëtonte në autostradën Milot – Lezhë.

Në këto momente i është afruar një mjet tjetër dhe e ka qëlluar nga distanca. Sipas burimeve efektivit të FNSHi ka dalë përpara një person me eletrik në dorë dhe i ka kërkuar të ndalohej. 26 vjeçari ka hapur krahun me mjetin e tij në anë të rrugës dhe më pas ka ulur xhamin e mjetit në të cilin ndodhej dhe në atë moment mendohet se të dy palët kanë debatuar.

Më pas ka tentuar të largohet me mjetin por është qëlluar me një plumb në zemër nga një person tjetër. Në largim e sipër është qëllluar edhe dy herë të tjera. Mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Kështu ndaj viktimës është qëlluar tre herë, por njëri nga plumbat e ka prekur. Plumbi ka qënë fatal pasi i ka prekur një nga arteriet kryesore duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Mjeti i tij ka përshkuar edhe 500 metra rrugë e më pas ka përfunduar në një kanal. Trupi i tij ndodhet në morgun e qytetit të Lezhës, ndërkohë që hetimet për ngjarjen janë intensive. Pista kryesore ku po heton policia është një vrasje për shkak të detyrës. 26 vjeçari Xhulio Prela, banonte Tiranë dhe me origjinë ishte nga Puka.

Ai ndiqte studimet në Akademinë e Policisë në vitin e 3-të. Prela prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër, ndërsa kishte punuar edhe dy vite në Komisariatin Policisë Lezhë dhe aktualisht banonte në fshatin Rrilë të Lezhës.

Artikulli paraprakDAJÇ, VETËVRITET ME ARMË ZJARRI 46-VJEÇARI
Artikulli tjetërKËSHILLTARJA E PS: BASHKIA E DOBËT NË SHËRBIMET SOCIALE