POLICIA BËN PUBLIKE NGJARJEN E NDODHUR NJË DITË MË PARË. 24-orë pas gjetjes së kufomës së 46-vjeçares Lule Bashaj në bodrumin e një pallati në qytetin e Lezhës, policia ka zbardhur ngjarjen, duke bërë të ditur edhe shkaqet e vdekjes.Lule Basha, e cila u gjet dje nga roja i objektit, ka rënë nga kati i 8 i pallatit tre ditë më parë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kjo është bërë e ditur pas ekspertizës mjeko-ligjore, si dhe deklarimeve të familjarëve të viktimës.Sipas tyre Lule Basha kishte shkuar për vizitë tek motra e saj, e cila jetonte në katin e 8 të pallatit ku ndodhi ngjarja, por ajo nuk kishte takuar motrën pasi nuk e kishte gjetur në shtëpi.Në tentativë për të zbritur me ashensor nga kati i tetë i objektit, policia ka bërë të ditur se ajo ka hapur derën e gabuar, duke hyrë  në vendin ku janë të vendosur tubacionet e pallatit dhe për pasojë ka rënë poshtë në bodrum. Mosdhënia e ndihmës së shpejtë në kohë ka bërë që ajo të gjejë vdekjen e menjëhershme.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/jH9iKNZQAlc?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakOSHEE, VIJON AKSIONET
Artikulli tjetërZHVILLIMI I ARSIMIT PROFESIONAL NË SHKODËR