Pjese e zgjedhjeve per kreun e ri të Partisë Demokratike të Shqipërise është bëre edhe dega e kësaj force politike në Lezhë. Proçesi i votimit ka nisur në oren 8:00 të mëngjesi të kësaj të shtun dhe ka vijuar pa probleme. Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë Alfrida Marku, thote se interesi i anetareve për tu bërë pjesë e votimeve ka qenë i konsiderueshem, ndërsa eshtë e bindur se demokratet do të dalin më të bashkuar nga ky proçes i cili bëhet në një situate të veshtire për PD.
Në degen e Partisë Demokratike ne Lezhë kanë të drejtë vote rreth 1800 anetare, përfshire dhe ata që i janë bashkuar rithemelimit gjatë kesaj periudhe përçarje për Partine Demokratike.