Qendra shendetesore e kujdesit te gruas dhe femijes ne qytetin e Lezhes prej nje jave eshte transferuar ne periferi te ketij qyteti. Kjo qender e cila ofronte sherbim keshillimor per grate shtetezena dhe femijet 0-1 vjec tashme eshte mbyllur ne zemer te qytetit dhe eshte transferuar ne Lagjen “Nene Tereza”.

 

Transferimi i kesaj qendre ne nje distance te larget nga qyteti eshte shum problem, sidomos ne temperatura te larta.Per deputeten e PD-se ne Lezhe Lindita Metaliaj eshte e turpshme qe ministria e shendetesise merr nje vendim te tille pa u konsultuar me komunitetin dhe stafin mjeksor.

 

Sipas Metaliajt tashme dhenia e sherbimit shendetesor i eshte veshtiresuar komunitetit Lezhjan. Kryetari i PD-se ne Lezhe Paulin Marku thote se kjo qender nuk do te mbyllet, ndersa shigjeton kryeminsitrin Rama duke i treguar se ku eshte shendetesia falas.

 

Kjo qender shendetesore historike ne qyetin e Lezhes prej ditesh eshte transferuar ne qendren “Caza Ola”. Nderkohe prej pak ditesh pacientet sorollaten ne ambejntet ish qendres pasi nuk jane te informuar mbi transferimin e saj ne Lagjen “Nene Tereza”.

 

Artikulli paraprakPARKINGJET DYSHE SFIDË PËR QYTETIN
Artikulli tjetërRAPORTI I DIA-s, BANDAT SHQIPTARE MË TË RREZIKSHMET