Zhvlersimi i euros po jep ndikim mjaft negativ në ekonominë e rajonit të Lezhës, pasi mallrat dhe shërbimet tregtohen në monedhen evropiane dhe kostot janë në lek.Diçka e tillë do të thotë më pak te ardhura për bizneset e turizmit, prodhimit dhe ndërtimi, që jane edhe sektoret kryesor te zhvillimit ekonomik. Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Paloka, sipas të cilit zhvlersimi i euros po i jep humbje të mëdha sektorit privat.

Nevoja për ndërhyrje është e madhe thonë sipermarresit lezhjan, por nuk besojne se diçka e tillë nuk do të ndodhe persa kohe nuk ka asnjë reagim.Ndikimin e shohin tek banka e shqipërisë dhe qeveria me politika fiskale, si një mënyre për të mbrojtur prodhimin vendas, punesimin dhe investimet.

Sipas përllogaritjeve mbi 200 milion euro pritet që të impaktohen në ekonomine e Lezhës gjate 3 muajve në vijim, por do të mungojne më shume se 30 miliarde lek me pak vetem nga zhvlersimi i euros.

Artikulli paraprakNJË RRUGË NË SHKODËR MERR EMRIN E REMZI HOXHA
Artikulli tjetërVIJON KONTROLLI I TERRITORIT, EVIDENTOHEN 5 RASTE TË KULTIVIMIT TË KANABISIT