Një zjarr i fuqishëm ka përfshire që prej pasdites së ditës së djeshme masivin pyjor të fshatit Bërzanë në Njësinë Administrative të Zejmenit në Lezhë.

Vatra e zjarrit është pikasur nga banore të zonës në orët e pasdites, ndërsa është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme duke rrezikuar dhe banesat.

Në zonë kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e shërbimit pyjor duke mbajtur nën kontroll situatën që zjarri mos ti afrohet zonës së banuar. Gjatë pasdites së djeshme ka patur dhe ndërhyrje me helikopter nga ajri por pa mundur që të shuhen flaket. Sipas të dhënave zjarri vijon edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa vëmendja është përqendruar në mbrojtjen e zonës së banuar nga flaket.

Deri më tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll lisi dhe shkurre. Gjithashtu dhe zjarri i rënë prej 3 ditësh në fshatin Skuraj të Kurbinit vijon ende. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri si dhe me mjete rrethanore ende nuk arritur që të shuhen plotësisht flaket.

Sipërfaqja e malit të djegur është e konsiderueshme duke sjelle dëme në masivin pyjor të kësaj zone.

Artikulli paraprakSHKRIRJA E MINISTRISË SË INTEGRIMIT, BUSHATI-GJOSHËS: ASGJË PËR T’U SHQETËSUAR
Artikulli tjetërPATRULLIME KUNDËR TRAFIKUT TË DROGËS NGA KEPI I RODONIT-VELIPOJË