Nje zjarr i fuqishem ka rrezikuar disa biznese dhe masivin pyjor ne dalje te qytetit te Lezhes.Flaket jane identifikuar rreth mesnates nga banoret e zones fare prane rruges qe lidh Lezhen me Milotin ndersa kanë lajmeruar menjehere edhe zjarrfikesit.
Zjarri qe perfshiu fillimisht nje zone me shkurre dhe u perhap me shpejtesi, vuri ne rrezik nje biznes me lende ndertimi, ndersa u demtua rrjeti elektrik qe furnizon fidrin e Zejmenit.
Njoftimi ne kohe i zjarfikesve te bashkise lezhe dhe nderhyrja e shpejte e tyre ka bere te mundur neutralizimin e situates dhe fikjen e flakeve pas 2 oresh.
Menjehere kane nisur edhe hetimet per te percaktuar shkaqet e renies se ketij zjarri qe mendohet se ka ardhur si pasoje e pakujdesise se kalimtareve qe mund te kene hedhur cigare te ndezuar ne toke por nuk perjashtohet edhe dyshimi per zjarrvenie te qellimshme.