Nje magazine me lende ushqimore per blegtorine, u perfshi nga flaket e zjarrit ne fshatin Gramsh te Lezhes duke u djegur plotesisht, por fatmiresisht nuk pati persona te lenduar. Rasti u regjistrua paraditen e se henes dhe megjithese mberriten shume shpejt, zjarrfikesit e paten te pamundur per te parandaluar djegien e lendes se thate ushqimore por fatmiresisht mbajten nen kontroll flaket qe te mos perhapeshin ne shtepine qe ndodhej prane saj.

Kryefamiljari Pashuk Vasa tha se demi i shkaktuar eshte i konsiderueshem, por e rendesishme per te ishte se gjithcka u mbyll pa pasoja ne jete njerezish.

Per shkak te veshtiresise per te shuar plotesisht flaket, zjarrfikesit kane qendruar ne gadishmeri per disa ore qe flaket te mos perhapen pasi magazina ndodhej ne nje lagje me disa banesa prane.

Artikulli paraprakARRESTOHET ILIR META, BERISHA: PERSEKUTIMI I KREUT TË PL ËSHTË POLITIK!
Artikulli tjetërPETICIONI, MENSË PËR STUDENTËT