Me rrugë të dëmtuara, mes ujerave te zeza dhe mbeturinave.Kjo eshte situata në zonen industriale në lagjen “Skëndërbeg” të Lezhës, e cila ndodhet vetem 2 km larg qendres së qytetit.
Pjesa e rrugës së ndërtuar gjatë viteve të fundit ka pësuar dëmtime dhe ujerat e zeza kanë dalë në siperfaqe, ndërsa në një pjesë të zonës mungon plotësisht asfalti.Shqetësim janë dhe mbeturinat të cilat hidhen vend e pa vend nga qytetaret dhe askush nuk ndërhyn për largimin e tyre.
Gjendja në të cilen ndodhet kjo zonë është kthyer në shqetësim për banoret të cilët thonë se janë lënë në harrese prej vitesh.
Bashkia Lezhë bën me dije se sapo të zbatohet projekti i kanalizimeve dhe ujerave të bardha dhe të zeza në të gjithë qytetin, do të ndërhyhet në rehabilitimin e plotë të infrastruktures së kësaj lagjeje.