Pas shumë vitesh mungesë, Lezhës po i rikthehet muzika Rock.Këtë risi po e sjellen të rinjtë të cilët e kanë pasion këtë zhaner muzikor.Për të dytin vit radhazi u organizua festivali RockFest, ku nxënës të shkollave të mesme u ngjiten në skenen e Qendres Kulturore të Fëmijeve, duke ndjekur në këtë mënyre gjurmet dhe traditen e grupi të njohur “Djemte e Detit”.
Të rinjtë pjesmarres në këtë aktivitet kulturor thonë se i tërheq muzika Rock dhe do të vazhdojnë rrugëtimin e nisur.
Qëllimi i këtyre veprimtarive është identifikimi dhe promovimi i talenteve të reja me qëllim që të ruhen dhe riperterihen traditat, thotë drejtori i kultures në Bashkinë Lezhë Renaldo Xhanaj.
Në fund të festivalit, juria vleresoi me çmim të pare kengetaren Erina Zefi çmim të dyte kengetaren Denisa Delia dhe çmim të trete kengetarin Bardhok Tusha.