Me datë 21.02.2018 , rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afersi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A.I.,kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.Forca të shumta policore po krehin zonën  duke perdorur edhe qenin e gjurmës.Janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakBRITANI, ARRESTOHEN 5 EMIGRANTË SHQIPTARË
Artikulli tjetërI VDIQ DJALI BASHKË ME 3 FËMIJËT, KRYEFAMILJARI PESON DY INFARKTE