Vetëm një javë pasi kishte dalë nga burgu, një 23-vjeçar i dënuar për vjedhje, i është kthyer sërish “avazit të vjetër”. D.K u arrestua nga Policia e Lezhës në dhomën e një banese që kishte hyrë për të vjedhur. Atij ju sekuestrua një thikë që mbante me vete.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 23-vjeçari ka tentuar t’i vjedhë shtëpinë një personi me inicialet Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Policia thotë se “galë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në një prej dhomave të banesës ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti një thikë”.
I riu do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës për veprat penale “Vjedhja”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.