Të kthyer në shqetësim dhe rrezik për jeten e qytetareve, qente endacake në Lezhë kanë nisur të kapen dhe grumbullohen në një qender.Iniciativa është ndërmarrë në mënyre vullnetare nga Ilir Marvukaj, një qytetar i apasinuar pas kafsheve.Në harkun kohor të 10 ditëve ka arritur të mbledhe mbi 150 qen endacake të cilat i ka dërguar në ambjentet e tij private dhe kujdeset çdo ditë për ta.

Për këtë iniciative të ndërmarrë prej tij, Ilir Marvukaj kërkon mbështetjen e Bashkisë Lezhë dhe shoqatave për mbrojtjen e kafsheve, ndërsa ka dhe një apel ndaj qytetareve.

Qente endacake ishin kthyer në shqetësim në Lezhë, ku nuk kanë munguar rastet e sulmeve dhe kafshimit të qytetareve.Ndërkohe edhe Bashkia Lezhë për vitin 2024 ka marrë angazhim buxhetor që të trajtohet rreth 392 qen endacake, ku parashikohet, monitorimi kapja e transporti i tyre si dhe kryerja e të gjitha proçedurave të tjera, sic janë vaksinimi dhe sterilizimi i qenve.

Artikulli paraprakGJURAJ: PRIORITET, SHPËTIMI I DEGËVE NË RREZIK MBYLLJE
Artikulli tjetërNJË RINOVIM DHE NJË LARGIM TEK VLLAZNIA