Ishte 14-vjeç kur nisi të agjeronte për herë të parë, ndërsa prej 7 vitesh falet çdo ditë në xhami.Rigejs Alushi nga Lezha është një prej myslimaneve që i ndjek ritualet e fesë në mënyre të vazhdueshme.Besimi në zot e nxiti që të sfidojë vështiresitë dhe të agjerojë që në moshë të vogel dhe sot ndjen një kënaqesi shumë të madhe tregon 38-vjeçari.

As pandemia e 3 viteve më parë nuk e ndaloj të frekuentonte xhaminë.Sfidoi masat anti-covid, duke lëvizur fshehtas policisë thotë Rigejs Alushi.

Muaji i Ramazanit është një ushqim shpirtëror që i jep kënaqesi dhe ndjesi të veçantë tregon 38-vjeçari Alushi, i cili ka një mesazh dhe për të gjithë shoqërinë.

Interesi i të rinjve për fenë ka ardhur gjithnjë në rritje në Lezhë dhe kete e dëshmon prania e tyre e vazhdueshme në xhaminë e qytetit.

 

Artikulli paraprakNË KRATERIN E DROGËS, JA BIMËT E KANABISIT
Artikulli tjetërJUBAN, BANORËT: NË FSHAT ASNJËHERË NUK ËSHTË INVESTUAR