Kompania LG ka mbajtur konferencën drejtpërdrejtë në ngjarjen MËC 2016, në të cilën ka prezantuar pajisjet e saj të reja.
Smartfoni i shumëpritur LG G5 – Dizajni LG ka prezantuar smartfonin e saj të shumëpritur dhe të shumëpërfolur G5. Kohëve të fundit është spekuluar shumë për këtë telefon të avancuar dhe të gjitha këto spekulime dolën të jenë të vërteta. Gjërat e para së pari – ky telefon posedon kornizën nga metali në pjesën anësore tastet për volum – njëjtë sikurse edhe telefonat tjerë të serisë “G”, transmeton Koha.net. Por, arsyeja pse duhet ta keni këtë telefon është se ky telefon vjen me dy kamera në pjesën e pasme dhe me sensorin për gjurmë të gishtave po ashtu në pjesën e pasme. Vetë trupi i këtij telefoni është shumë i pastër. Format e tij janë të rrumbullakosura mirë dhe LG madje ka shtuar edhe një lakesë në maje të panelit të përparmë në mënyrë që ta bëjë tërë telefonin edhe më tërheqës. Në maje të telefonit gjendet jack-u 3.5 milimetra, ndërsa në pjesën e poshtme gjendet porti për USB Type-C, një mikrofon dhe altoparlanti në anën e majtë. Pasi të shikoni më shumë në këtë pjesën e poshtme të telefonit, do të shihni se aty gjendet një shtesë e cila është më e reja që ka bërë kompania LG deri më tani. Pra aty gjendet një buton të cilin kur ta klikoni ju mund të largoni baterinë. Megjithatë, këtu ka më shumë – ju mund të lidhni pajisje të ndryshme pasi të largoni baterinë, duke përfshirë kamerën, radion etj. Hardueri Në vazhdim të prezantimit të smartfonit të “çmendur” G5, ashtu edhe siç është raportuar edhe më parë, ky smartfon vjen me një veçori të veçantë pra me ekran gjithmonë “on” (të ndezur). Kjo veçori është e thjeshtë, gjithmonë ndezur do të jenë informatat bazike të tilla si koha, data dhe njoftimet duke mos shpenzuar shumë bateri, vetëm 0.8 për qind në një orë. Sa i përket baterisë, G5 vjen me bateri prej 2800 mAh, më pak se G4 i cili ka 3 mijë mAh. LG G5 vjen me procesor të kompanisë Qualcomm, Snapdragon 820 SoC, ashtu siç është pritur, së bashku me 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD. Kamera LG G5 vjen me dy kamera në pjesën a pasme, me këto veçori: autofokus, OIS të avancuar dhe sensorin Spectrum për ngjyra, të gjitha këto të huazuara nga paraardhësit e G5, por këtu kompania LG ka shtuar edhe veçorin tjetër që të tjerët nuk e kanë – atë të zmadhimit. Tani ky telefon mund të bëjë fotografi të gjera deri në 135 shkallë. Pra, në pjesën e pasme të këtij telefoni të “çmendur”, afër kamerës kryesore prej 16 megapikselë F/1.8 gjendet edhe kamera e dytë prej 8 megapikselë, përmes të cilave mund të bënë fotografi mahnitëse të cilat më parë nuk keni mund t’i bënit.
/ Star Plus TV /