Shkrimtarja Eralda Baze promovoi në bibliotekën e universitetit të Shkodrës librin e saj të dytë të titulluar “Zambaku i Kanionit”. Ky libër flet për dy shqetësime të thella të shoqërisë shqiptare siç është dhuna ndaj grave dhe vajzave si dhe dëmtimi i natyrës nga dora e njeriut në këto 30 vite.
Shkrimtarja librin e saj e promovoi përpara studentëve të fakultetit të shkencave shoqërore. Përgjegjësi i departamentit të letërsisë profesor Arben Prendi tha se shoqëria shqiptare ka nevojë për këto tema madhore sociale që trajton shkrimtarja Eralda Baza si dhuna ndaj gruas apo edhe shkatërrimi i natyrës.
“Zambaku i Kanionit” është libri i dytë i shkrimtares Eralda Baze pas romanit të parë të saj “Dielli më perëndon në Lindje”. Në botimin e dytë, me kurajo autorja tregon për mbijetesën e vajzave dhe grave si dhe babëzinë ndaj natyrës në një realitet të degraduar si rezultat i një politike të dështuar për të ndërtuar një të tashme dhe një të ardhme të mirë për shoqërinë shqiptare.