Paulin Selimi i cili u nda nga jeta afro 10 vite më parë, shkrimtari Agim Doçi tregon për humorin e thellë të mikut të tij.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës Zija Vukaj, po ashtu një mik i afërt i Paulin Selimit thotë se vepra e të ndjerit duhet të botohet e plotë. Edhe pse Paulin Selimi nuk ka as titullin “Qytetar Nderi” e po ashtu as “Mjeshtër i Madh”, bashkëshortja e tij thotë se dekoratën më të madhe ia ka dhënë qyteti i Shkodrës. Nermin Spahiu, një prej ish-nxënesve të Paulin Selimit tregon një aspekt tjetër të personalitetit të tij si mësues.

Paulin Selimi është një prej shkrimtarëve të humorit më të shquar në rang kombëtar i cili për 25 vite mbajti estradën e Shkodrës por edhe shumë artistë të tjerë duke ngritur humorin shkodran në stadin më të lartë. Pas ndarjes nga jeta në janarin e 2013-tës humori shkodran që prej asaj kohe dhe deri më sot ka njohur një varfëri të thellë sepse dora e Paulin Selimit, mjeshtrit të vërtetë të humorit mungon por jeton ndër breza vepra e tij.

 

Artikulli paraprakFERMERI: DO EMIGROJ, PËRMBYTJET MË SHKATËRRUAN
Artikulli tjetër600 HEKTARE TOKË NË TOROVICE ENDE NËN UJË