Në Libi, krahas bombardimeve të Shteteve të Bashkuara, vazhdon beteja tokësore për marrjen e territorit ndaj Shtetit Islamik.
Aktualisht janë rreth 150 deri në 200 xhihadistë të ISIS të vendosur në dy lagje të Sirtes, numër 1 dhe numër 3, pas marrjes së numrit 2 nga milicitë pro qeverisë unitare. Lajmin e ka bërë të ditur koloneli Ismail Shukri, shef i shërbimeve inteligjente të vendosura në Misurata, për rrjetin informativ amerikan CNN. “Nuk mund të arratisen dhe janë gati të luftojnë deri në plumbin e fundit. Fillimisht patën rastin të largoheshin nga qyteti, por tani janë të rrethuar”, ka deklaruar zyrtari i lartë.