Të paktën 40 persona kanë vdekur në bodrumin e një anijeje në detin Mesdhe, ndoshta nga asfiksimi, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA. Marina italiane konfirmoi vdekjet por nuk dha detaje shtesë. Ajo tha se anija detare Cigala Fulgosi ishte në krye të misionit të shpëtimit dhe kishte shpëtuar shumë persona të tjerë. ANSA raporton se anija ishte 21 milje larg bregut të Libisë dhe mbante 400 emigrantë.

BRITANI, NJË GROPË E MADHE 12 METRA HAPET PAPRITMAS.
Një gropë e madhe u hap papritur në rrugën “Mancunian”, një nga zonat më me trafik në qendër të qytetit të Mançesterit. Faji mendohet të jetë i shirave të dendur në ditët e fundit, të cilat kanë dëmtuar një tub uji, duke shkaktuar kështu edhe shembjen e një pjese të rrugës. Gropa, raporton BBC, është e thellë rreth 12 metra dhe e gjera të paktën 4 metra e gjysmë. Trafiku u devijua në të dyja karrexhatatat dhe rruga do të mbetet e mbyllur për disa ditë. Dëshmitarët okularë thanë se gropa sa vinte e bëhej më e madhe. KINE, FRIKË NGA NDOTJA KIMIKE EVAKUOHEN BANORËT .
Autoritetet kineze kanë urdhëruar evakuimin e banorëve brenda një rrezeje prej 3 km të zonës ku ndodhi shpërthimi nga frika e ndotjes kimike. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se evakuikimi u shkaktua nga kërcënimi i përhapjes së substancave toksike. 85 njerëz mendohet të kenë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga shpërthimet gjigande të mërkurën në qytetin Tianjin. Disa zjarre vazhdojnë të të rindizen. Agjencia e lajmeve tha se vazhdimisht kanë shpërthyer edhe shumë makina. Skuadrat e kujdesit ndaj substancave kimike ndodhen në vendngjarje dhe po kujdesen për zonën. Zyrtarët kanë konfirmuar se në depo kishte nitrat kaliumi dhe nitrat natriumi.

Artikulli paraprakSHKODËR ,ASGJESOHEN 879 RRËNJE BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetërQYTETARËT: NAFTA, ÇMIME ALARMANTE