Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë mbërritur edhe në Shkodër në takimin e parë me antarësinë e sapo krijuar të partisë së re LIBRA.

Deputetja Hafizi tha se janë rreth 4 mijë anëtarë që kanë ardhur pa asnjë interes sepse LIBRA nuk ofron as para dhe as vende pune. E pyetur për një koalicion të mundshëm në 2017-ën në zgjedhjet parlamentare deputetja Hafizi tha se nuk sheh si të mundshme asnjërën prej partive aktuale. Lidhur me diskutimin që ka nisur për Presidentin e ardhshëm, deputetja e Shkodrës shprehet se LIBRA është e palëkundur në kërkesën e saj që Presidenti të zgjidhet nga populli. Takimi i deputeteëve Blushi dhe Hafizi me antarësinë e partisë LIBRA në Shkodër u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa janë diskutuar se si do ecë në hapat e parë kjo forcë politike dhe pritshmëritë nga zgjedhjet e 2017-ës.

Artikulli paraprakMALI ZI, OFERTAT PËR FESTAT E FUNDVITIT
Artikulli tjetërKËRKESË PENSIONISTËVE, “TËRHIQNI FATURAT PRANË POSTËS”