Partia më e re politike e themeluar nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, tashmë ka dhe selinë e saj e cila ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”.

Lajmi është mbajtur jashtë vëmëndjes së medias, ndërkohë që pjesë e festës kanë qenë vëtëm nismëtarët e këtij formacioni politik, ku nuk mungoi dhe torta e inagurimit e prerë nga deputetja Hafizi. Aktiviteti i inagurimit të selisë të cilën nismëtarët e cilësojnë si “shtëpia e re”, është publikuar në faqen zyrtare të partisë politike LIBRA.al . Për fat të keq konstatojmë që edhe LIBRA sikurse dhe partitë e tjera, nuk ka bërë transparencë për koston dhe financimin e këtij subjekti të ri politik.

Artikulli paraprakJA KUSH ËSHTË KREU I GRUPIT SHQIPTAR TË ARRESTUAR PËR PËRKRAHJE TË ISIS
Artikulli tjetërSHQIPËRIA MERR MBËSHTETJE PËR INVESTIME TË KOMPANIVE KINEZE