Nxënësit shqiptar në Rafina të Greqisë do të kenë mundësi të njihen me botime në gjuhen shqipe.Kërkesa e tyre u plotësua nga nxënësit e shkollave të veriut, të cilët ju përgjigjen thirrjes së Drejtorisë Rajonalë të Arsimit Parauniversitar në Lezhë dhe grumbulluan plot 1 mijë libra në gjuhen shqipe të autoreve të ndryshem, të cilët do tju dhurohen bashkëmoshatareve të tyre të moshës nga 6 deri në 18 vjeç në Greqi.
Drejtori rajonal i Arsimit Parauniversitar në Lezhë Hasan Muça vlersoi solidaritetin e nxënësve të shkollave të veriut, për këtë nisem të veçante.
Librat e grumbulluara për nxënësit shqiptar në Rafina të Greqisë do tju vinë në ndihmë këtyre të fundit, për të marrë sa më shumë dije dhe njohuri dhe mos harruar identitetin shqiptar.