Në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit italian Giorgio Bassani, biblioteka e universitetit Luigj Gurakuqi zhvilloi një takim promovues me librat e përkthyer të këtij autori.
Autorja e përkthimit të dy veprave letrare tha se librat flasin për luftën e brendshme të individit përballë paragjykimeve të shoqërisë. Për drejtuesen e departamentit të romanistikës, është vlerë të njohim figura kaq të rëndësishme të letërsisë italiane. Giorgio Bassani lindi në mars të 1916-ës dhe vdiq në prill të vitit 2000. Aktualisht, në shqip janë përkthyer dy vepra të tij, Syzet e arta dhe Kopshti i Finci-Kontinëve.