Rikthimi në qarkullim i librave të përdorur shihet me dyshim prej vetë prindërve dhe fëmijëve.

Dhënia e teksteve falas përshëndetet si një mbështetje e madhe, por në pjesën më të madhe ushtrimet janë të plotësuar, ndaj dhe dijet që do të merret janë të kufizuara dhe nuk do të vënë në punë nxënësit.

Vitin e ardhshëm shkollor nxënësit nga klasa e parë në të katërtën do të mësojnë me libra të përdorur.

Tekstet që do të marrin në dorëzim do të jenë në këtë gjendje, të plotësuar, të ngjyrosur dhe me shënime.

Nxënësit shprehen se me këto kushte do ta kenë të vështirë të mësojnë pasi përgjigjet e shumë prej pyetjeve do t`i kenë gati.

“Do të ishte shumë problem, unë nuk do të plotësoja gjëra por do të rrija kot. Unë nuk kam qejf të rri kot, dua të bëj detyrat”.
“Ne duhet të mësojmë vet jo me plotësimet e të tjerëve”.

Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe prindërit. Ata shprehen se lehtësohen nga pagesa për librat por fëmijët penalizohen për shkak të shënimeve në tekste.
“Nuk është normale me zhgarravinat që gjejnë atje. Unë do ja blej të reja”.
“Këtu penalizohen”.

Librat do të mblidhen në përfundim të vitit shkollor dhe më pas do të rishpërndahen për nxënësit në muajin shtator.

Vitin që kaloi Ministria e Arsimit bëri të ditur se prindërit nuk do të paguajnë nëse librat do të jenë të dëmtuar.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLASET ME MURIN E AVLLISË SË NJË BANESE
Artikulli tjetërARTISTËT KUNDËR VELIAJ: NUK DO LEJOJMË SHEMBJEN E TEATRIT KOMBËTAR