Qendra “Hapa të Lehtë” përmbylli 16 ditët e aktivizmit me promovimin e librit “Asaj” që u bë në mjediset e bibliotekës “Marin Barleti”. Ky libër sjell 21 histori të grave dhe vajzave të dhunuara të përzgjedhura në këto 21 vite që qendra “Hapa të Lehtë” funksionon.
Në librin “Asaj”, gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje tregojnë sfidat e reja të jetës ndërsa ky botin sjell edhe stigëmn e grave që denoncojnë dhunën e cila është në rritje. Për këtë vit 2963 gra kërkuan urdhër mbrojtje.

Shpuza thotë se kuadri ligjor ka përmirësime por sërish nuk është e mjaftueshme për mbrotjen dhe sigurinë e vajzave dhe grave të dhunuara.

Libri “Asaj” me historitë e grave dhe vajzave shkodrane viktima të dhunës në familje synon që të sjellë një ndërgjegjësim dhe sensibilizim qoftë për shoqërinë por edhe për institucionet.

Artikulli paraprakREKTORI PRET KAMPIONËT E VOLEJBOLLIT
Artikulli tjetërSHKODËR, DREJTONTE AUTOMJETIN I DEHUR, ARRESTOHET 57-VJEÇARI