Këto janë pamje të një videoperformance që shoqëron 69 poezitë e Stefan Çapalikut në librin e tij më të fundit “Camera Obscura”. Autori i këtij libri thotë se zgjodhi që ta shoqërojë me këtë videoperformancë për të gjetur një formë natyrale të reklamimit për të shkuar sa më afër lexuesve….

Në ditët e sotme shkrimtari Çapaliku thotë se ka një hendek mes lexuesve dhe autorëve dhe në këtë botë ku jetojmë ku prodhimi është i madhe dhe ka një sërë problemesh janë vetë shkrimtarët që duhet të merren edhe me ambalazhimin….

Ky libër i Stefan Çapalikut që vjen me poezi në formën e një reportazhi lidhet me konteksin e vendit dhe kohës në të cilën jetojmë…

“Camera Obscura” do të vijojë që të promovohet edhe jashtë Shqipërisë shprehet Çapaliku për të qenë sa më afër edhe lexuesve që jetojnë jashtë vendit….

Promovimi i librit dhe videoperformancës “Camera Obscura” u bë në mjediset e kinema “Millenium” në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakDHUNOI BASHKËSHORTEN DHE MBANTE ARMË NË BANESË, ARRESTOHET 37 VJEÇARI NË LEZHË
Artikulli tjetërTROFEU “GILMAN BAKALLI” EDICIONI I 6-TË