“At’ e Bir, të dirigjosh” është libri i dirigjentit të mirënjohur Ermir Krantja i cili ishte i ftuar për ta promovuar në qytetin e Shkodrës dhe për të zhvilluar një bisedë në bibliotekën “Marin Barleti”. Ermir Krantja dha kontributin e tij për një periudhë 4 vjeçare në vitet ’70 në Shkodër ndërsa është djali i dirigjentit Mustafa Krantja. Ky libër thotë autori është një dëshmi që brezat të dinë të kaluarën e pasur të artit e kulturës shqiptare.

Një shqetësim ditët e sotme sipas dirigjentit Krantja është mungesa e kritikës në artin shqiptar.

Krantja mbështet krijimet e reja artistike të cilat mund ta kapërcejnë krizën aktuale edhe në muzikë por këto krijime sipas tij duhet të bazohen tek tradita ndryshe nuk kanë vlera.
Mesazhi që ka për artistët e rinj është që të merren me studimet etnomuzikologjike të lëna nga emrat e mëdhenj të artit të cilat për arsye të ndryshme ende nuk kanë dalë në pah.

Libri “At e Bir, të dirigjosh”, është një rrëfim i djalit për babain dhe veten ku ndërthuret jeta personale, me problemet e ndryshme profesionale përmes portretizimit të dy personazheve me kontribut të shquar siç janë dirigjentët Mustafa Krantja dhe Ermir Krantja.

Artikulli paraprakBERISHA NJOFTON DATËN E PROTESTËS SË RADHËS
Artikulli tjetërLEZHË, KANOSI ME MESAZHE PUNONJËSIN E POLICISË, ARRESTOHET 19-VJEÇARI