“Jetë N”mes Egërsinave” është libri i promovuar nga Filip Guraziu, ish kryetar i bashkisë Shkodër dhe pjesë e shoqatës së ish të përndjekurve politik. Ky libër sjell historinë reale të një të riu shqiptar i Kosovës i cili në vitin 1981 arratiset nga Kosova për t’i shpëtuar komunizmit serb dhe vjen në Shqipëri por edhe këtu gjen një tjetër terror komunist. Guraziu thotë se ky libër duhet t’i shërbejë të rinjve për të mos harruar të kaluarën komuniste.

Maxhid Cungu, ish drejtor i bibliotekës “Marin Barleti” thotë se libri “Jetë N’Mes Egërsinave” sjell një këndvështrim interesant duke përshkruar ngjarjet mes Kosovës dhe Shqipërisë në kohën e komunizmit.

Poetja Arjola Zadrima shprehet se libri i Filip Guraziut jep mesazhin e mbijetesës dhe dashurisë për të mirën pavarësisht kalvarit të vuajtjeve të të riut që la Kosovën për Shqipërinë komuniste.

Libri “Jetë N’Mes Egërsinave” ndryshe nga librat e mëparshëm të Filip Guraziut që shërbejnë më shumë për memorien, këtë radhë vjen si një novelë më një stil të larmishëm artistik në dialektin gegë.

Artikulli paraprakVIHET NË PRANGA NJË SHTETAS, DHE SHPALLET NË KËRKIM NJË TJETËR
Artikulli tjetërNIS TAKIMI I “PESËSHES SË FORTË” DIPLOMATIKE NË BEOGRAD