Historia e kombëtares shqiptare të futbollit të sapokrijuar në vitin 1945 e cila menjëherë fitoi Ballkaniadën një vit më pas erdhi në një libër të titulluar “Shqiponjat e Ballkaniadës” me autor Prel Milanin. Libri u promovua në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”. Njohja me futbollistin e famshëm Prek Gjeloshi 40 vite më parë por edhe shumë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar e ka nxitur të botojë këtë libër….
Presidenti aktual i Vllaznisë Alban Xhaferri përveçse falenderoi autorin për këtë libër ftoi të gjithë qytetarët që të dhurojnë objekte apo dokumente që mund të kenë sepse shumë shpejt do të ndërtohet muzeu i klubit Vllaznia…..
Studiues dhe njohës të sportit shprehen se historia e Ballkaniadës të fituar nga Shqipëria vjen për herë të parë e thelluar deri në gjenezë….
Futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit në vitet 1945-1950 një pjesë e konsiderueshme janë nga Shkodra, ish lojtarë të Vllaznisë të cilët me kontributin e tyre janë një krenari dhe emra që shkruan historinë. Libri “Shqiponjat e Ballkaniadës” do t’i shërbejë brezave të ri por edhe studiuesve dhe historianëve të sportit.