Një libër për zakonet dhe karakterin.

Autori britanik, Alan Andoni, i tregon botës shqiptarët para pasqyrës përmes një botimi ku nuk mungon realizimi,por dhe ironia për atë që bëjmë dhe jemi. Autori britanik, Alan Andoni, i tregon botës shqiptarët e vërtetë, gati dy shekuj pasi Lord Bajroni i tregoi Shqipërinë. Dhe këtë e bën përmes librit “Shqiptarët para pasqyrës” .

Andoni: Libri është një prezantim metafizik, i personalitetit karakterit dhe zakoneve të shqiptarëve. Janë shqiptarët që e shohin e veten në pasqyrë, unë vetëm shkrova librin. Shqipëria i ka sytë drejt perëndimit, ndërsa për britanikun shqiptarët janë një mix unik, ballkanikë, mesdhetarë dhe europianë.

Andoni: Shqiptarët që kanë jetuar jashtë dhe janë rikthyer janë 99 % nën ndikimin europian, por ka ende shqiptarë që jetojnë në zonat rurale që nuk e kanë këtë ndikim. Shqipëria shtrihet ende mes dy ekstremeve. Hija e komunizmit mbetet ende mbi Shqipëri, jo vetem tek brezat që e kanë përjetuar.

“Shqiptarët para pasqyrës” bëri bashkë në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri, diplomatë, artistë, përkthyes e sociologë, në një diskutim për Shqipërinë dhe shqiptarët në sytë e britanikut, dashamirës e realist, por herë-herë dhe ironik me atë që ka parë e dëgjuar në Shqipëri.

Artikulli paraprakPËRDHUNIMI I 6-VJEÇARES, PRINDËRIT: ABUZUESI U LIRUA, DO BËJMË VETËGJYQËSI!
Artikulli tjetër“EKO MENDJE” SJELL NË SHKODËR znj.MADI SHARMA