Pedagogët e liceut artistik “Jordan Misja” të Tiranës kanë prezantuar sot në Galerinë e Arteve në Shkodër 24 punime individuale të ndryshme .

Pjesmarrës në organizimin e kësaj ekspozite janë 12 pedagogë të këtij liceu të cilët janë përfshirë në këtë nisme, sic thonë ata vetë lindi si ide duke pasë parasysh Shkodrën që është dashamirëse e artit.

Një ekspozitë e tillë është hera e parë që organizohet në Shkodër , me punime individuale të pedagogëve të arteve në Tiranë.

Ekspozita me 24 punime të 12 pedagogëve do të qëndrojë e hapur për tre javë me radhë në ambientet e Galerisë së Arteve në Qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakTURISTËT KALOJNË RRUGËN MË TË RREZIKSHME NË BOTË
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA E FUNDIT NË RENDITJE