Suad Lici është futbollisti i cili nuk ka luajtur vetëm me Vllazninë por edhe Tiranën.
Këto dy ekipe luajnë për mbijetesë të shtunën në Shkodër. Lici shprehet se Vllaznia do mbijetojë në kategorinë Superiore ndërsa deklaron se lojtarët shkodran duhet të luajnë për historinë dhe sakrificat e të gjithë brezave që krijuan këtë emër që Vllaznia ka të trashëguar sot.
Lici është optimist se Vllaznia me mbështetjen e madhe të të gjithëve do ta kalojë këtë sprovë të vështirë. Kur përmenden Vllaznia dhe Tirana Lici bëhet nostalgjik jo vetëm se ka luajtur me të dy ekipet por sepse kjo përballje ishte gjithnjë klasikja emocionuese që ndiqej nga 18 mijë tifozë dhe sot duket si e pabesueshme që luftojnë për mbijetesë. Vllaznia dhe Tirana do lujanë në ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndërsa hyrja për tifozët në këtë përballje historike do jetë pa bileta.