Pavarësisht se si shkojnë bisedimet diplomatike në fushën e blertë kanë treguar epërsi përfaqësuesit e Ballkanit. Ekipi “BE e ardhme” e ka fituar ndeshjen përballë Bashkimit Europian dhe këtë fakt ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi e ka komentuar me fjalët “BE i duhet Ballkani dhe energjia e tij” Përmes një postimi në FB Thaçi shkruan:

 “Kosova në sport, sikurse në politikë dha një kontribut thelbësor për progresin dhe fitorën e Ballkanit. Europës i nevojitet energji e re” Agjensia Reuters thekson “Edhe pse ekipi i BE dukej në formë të mirë u shpërbë shpejt falë lojës së mirë kundërshtarit, ku bënin pjesë kryeministra e përfaqësues të tjerë të vendeve të Ballkanit që në vitin 1990 bënë një luftë të ashpër ndaj njëri-tjetrit.” Kësaj here politikanët e Ballkanit i kanë harruar bisedimet e negociatat e gjata për mosmarrëveshjet që kanë për kufijtë apo cështje të tjera dhe kanë dalë fitues përballë Bashkimit Europian.Ministri i jashtëm i Austrisë Sebastian Kruz i pyetur nëse duhet të zhvillohej kjo ndeshje kur në kufijtë e Ballkanit dhe Europës po dynden mijëra emigrantë, u shpreh se “Nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi ëhstë intresant fakti që përfaqësues të shteteve që kanë patur shpesh konflikte të jenë pjesë e një ekipi” Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ministri Kosovar per Integrime Bekim Çollaku i dhanë fitoren Ballkanit, duke mundur 4 me 2 Bashkimin Europian, një ndeshje që u gjykua nga komisioneri Johanes Hahn dhe ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç. Rama mungoi në ndeshje. Gjatë debatit në samit Rama deklaroi se s’do luante.

Artikulli paraprakNISIN REGJISTRIMET NE SHKOLLEN “PRENK JAKOVA”
Artikulli tjetër“RESHIT RUSI” MERR VLERËSIME POZITIVE PËR LIÇENSIM